Gjakova
Shkronjat

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, po zhvillon vizita nëpër kompani të cilat merren me industri të tekstilit. Ai erdhi që të shohë nga afër edhe punën e cila po bëhet në kompaninë e tekstilit Creative, e cila ndodhet në komunën e Gjakovës.

I pari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se këto vizita po bëhen si rezultat i një projekti që do të nisë, e i cili ka të bëjë me subvencionimin e pagave dhe zhvillimin e fuqisë punëtore përmes praktikës nëpër kompani që kryesisht merren me industri të tekstilit.

Ndërkaq drejtues të kësaj kompanie, e kanë vlerësuar si pozitive, vizitën e ministrit Abrashi, dhe projektin që do të zhvillojë ministria që ai e drejton.

Se produktet që po prodhohen nga kjo kompani janë të cilësisë së lartë, e tha edhe njohësi i industrisë së tekstilit, Alfred Schonbeck.

 Së bashku me Abrashin, këtu për vizitë erdhën edhe përfaqësues të Shoqatës së Kosovës për Marketing të Veshmbathjeve./Tv Syri Vision/