Gjakova
Shkronjat

 

Se sa pak kujdesemi për natyrën flet edhe fakti se ngado nëpër fshatrat tona hasim në grumbuj mbeturinash.Njëjtë është edhe në fshatin Damjan të Gjakovës ku ka vite që në një lokacion të këtij fshati hidhen mbeturina me shumicë.

Kështu është shëndrruar një pjesë pyjore  e fshatit Damjan të komunës së Gjakovës. Islam Gucia, banor i këtij fshati thotë se kjo deponi e mbeturinave është shkaktuar nga pronari I një restauranti. Madje sipas tij nga këto mbeturina kanë pësuar edhe bagëtitë e disa fshatarëve. Gucia tha se këtë ankesë e ka dërguar edhe në kabinetin e kryetarës së komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila. Nga ana tjetër zëdhënësja e kuvendit komunal të Gjakovës Abetare Domi tha se është bërë inspektimi në këtë pjesë dhe është nxerr në pah se hedhja e mbeturinave nuk bëhet vetëm nga pronari I një restauranti por edhe nga banorë të tjerë. Ka një vit që në fshatin Damjan kompania e mbeturinave “Çabrati”  bënë grumbullimin e mbeturinave, mirëpo ajo qka apelohet tek banorët e kësaj ane është që të mos bëjnë hudhjen e mbeturinave vend e pa vend dhe të shtojnë kujdes ndaj mbrojtjes së ambientit. Përndryshe kushdo që dëmton ambientin duke hedhur mbeturina do të gjobitet nga inspektoriati komunal.