Gjakova
Shkronjat

Një muaj më parë, në shkollën e mesme të ulët “Zekëria Rexha” u mbajt Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Kangaroo 2017” në regjionin e Gjakovës. Ndërkaq, dje në ambientet e Kolegjit AAB, është bërë shpërndarja e certifikatave dhe rezultateve për nxënësit të cilët morrën pjesë në këtë garë.

Koordinatori Rajonal për Gjakovë, Pleurat Rudi në hapje të kësaj ceremonie ka thënë se kjo garë është monitoruar nga Unioni Ndërkombëtar Kangaroo, i cili ka bazën e tij në shtetin e Francës.

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila është shprehur optimiste se kta nxënës do të bëhen shkencëtarë të ardhshëm, duke u bazuar në numrin e madh të pjesëmarrësve.

Ndërkaq përgjegjësi kryesor i këtij testi në nivel vendi, ka thënë se rezultatet e garës ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo” janë më të mira se ato të PISA-s.

 

Sipas organizatorëve, nxënësit e komunës së Gjakovës kanë treguar rezultate të larta në këtë garë, në nivel të Kosovës./Tv Syri Vision/