Gjakova
Shkronjat

Nxënësit e shkollës,,Yll Morina ,,në Gjakovë në prag të ditës së librit patën rastin të bashkëbisedojnë me njërin nga shkrimtarët më të dashur për ta Viktor Canosinaj.

Shkrimtari nga Shqipëria Viktor Canosinaj erdhi në shkollën fillore Yll Morin. Ai u takua me lexuesit e veprave të tij, të cilat për shumë fëmijë mund të cilësohen si më të dashurat. Në fillim nxënësit prezantuan para shkrimtarit Canosinaj punimet të cilat I kishin përgatitur e që kishin të bënin me krijimtarinë letrare të autorit. E nga kjo u besafua edhe vetë krijuesi I cili tha se ndihet I nderuar që u takua me lexuesit e tij. Gjatë këtij takimi nxënësit parashtruan pyetje të shumta rreth librave  të cilat I ka shkruar Viktor Canosinaj, në mesin e romaneve që ata I përmendën ishin Lamtumirë guacka Ime, I pa fund ishte oqeani, Avenurat në Ishullin lundrues, Qeni milioner, Zemra në pëllëmbë të dores, Foleja e madhe, Ikja e Pëllumbace etj. U pa që nxënësit shprehin interesimin e tyre për të lexuar zhanre të ndryshme të librave, mirëpo të preferuarat e tyre janë ato nga Viktor Canosinaj. E kjo gjë e bëri të lumtur edhe vetë autorin. Nxënsit falënderuan shkrimtarin Canosinaj që u takua për së afërmi me lexuesit e tij dhe ndau përvojën e tij krijuese. I gjithë ky takum u mbajt për të motivuar nxënësit që të jenë lexues të mirë të librit. E krejt në fund të këtij takimi nxënësit patën mundësinë që të marrin librin e tyre më të preferuar me nënshkrimin e shkrimtarit Viktor Canosinaj .