Gjakova
Shkronjat

Këta janë punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Çabrati”, të cilët në baza ditore janë të angazhuar në mbledhjen e mbeturinave nëpër zona të ndryshme të komunës së Gjakovës.

Përveq kësaj pune, ata kryejnë edhe obligime të tjera, të gjitha këto në shërbim të qytetarëve të kësaj komune, dhe ambientit që ata i rrethon. E me të filluar ditën e sotme, në kuadër të Ditës së Tokës, kjo kompani e mbeturinave ka ndërmarrë një iniciativë për eliminimin e deponive ilegale në shtatë rrugë të ndryshme të kësaj komune.

Drejtuesja e ndërmarrjes “Çabrati”, Nora Efendija-Gola ka thënë se për nje mjedis të pastër nuk mjafton vetëm puna që bëjnë punëtorët e kësaj kompanie cdo ditë. Ajo ka apeluar për bashkëpunim nga ana e qytetarëve,

Menaxhmenti, dhe bordi drejtues e kompanisë së mbetuirnave “Cabrati” janë ndalur edhe në këtë rrugë që ndodhet afër Shkugëzës, e cila është një zonë kritike ku hedhen edhe mbeturina inerte. Përderisa puëntorët po kryenin detyrën e tyre, Efendija-Gola na ka thënë se këtu po i bëhet një dëm i madh tokës por edhe ujit dhe ajrit. 

 

Aksioni për eliminimin e deponive ilegale është mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe PLanifikimit Hapësinore, si dhe Kuvendi Komunal i Gjakovës./Tv Syri Vision/