Gjakova
Shkronjat

22 prilli njihet si Dita e Tokës, dhe e cila shënohet në gjithë botën. Qëllimi i shënimit të një date të tillë, është vetëdijësimi i njerëzve për rëndësinë që ka mbrojtja e natyrës. Një festë e tillë është shënuar me shumë aktivitete edhe në Gjakovë, të organizuara nga Kuvendi Komunal së bashku me institucionet e tjera të cilat punojnë në baza ditore për mirëmbajtjen e mjedisit.

Fillimisht ky institucion lokal ka organizuar mbjelljen e fidaneve nëpër shkollat fillore të Gjakovës, punë kjo e cila është bërë në bashkëpunim me Rininë Aktive të Gjakovës, drejtues të së cilës kanë apeluar që këto fidane të ruhen nga nxënësit.

Ndërkaq këta janë nxënësit e shkollës “Mazllom Këpuska” të cilët me mesazhe vetëdijësuese për mbrojtjen e pemëve, u nisën në drejtim të parkut kryesor të qytetit të Gjakovës.

 

Ndërkaq zyrtarë në Kuvendin Komunal të Gjakovës, kanë folur rreth angazhimit që ka ky institucion për mjedsin.

 

E kjo është hapësira gjelbëruese para Kuvendit Komunal, në të cilën janë mbjellur lule nga punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Cabrati”./Tv Syri Vision/