Gjakova
Shkronjat

 

Nën organizmin e bibliotekës së qytetit “Ibrahim Rogova”, lexues, krijues dhe pasionantë shënuan ditën botërore të librit. Me këtë rast u ndanë shpërblime për lexuesit e rregullt të librit si dhe u dhuruan libra për bibliotekën.

 E zgjodhën ambientin e hapur. Krijues, lexues, dhurues dhe pasionantë të librit e shanuan ditën botërore të librit në hapësirën e bibliotekës së qytetit të Gjakovës “Ibrahim Rogova”. 23 Prilli përkon me lindje dhe vdekjen e shkrimtarëve botëror, andaj e zgjodhëm ambientin me qëllim që të jemi më afër adhuruesve të librit kështu tha drejtori I bibliotekës Engjëll Berisha. Studentë dhe gjimnazistë interpretuan disa thënie të krijuesve botëror për librin. Edhe lexuesit e krijuesit e vegjël ishin pjesë e këtij takimi të cilët recituan vargje të ndryshme për librin. Me rastin e kësaj dite edhe shkrimtari Agim Byci dha një mesazh për librin. Në këtë ditë nuk munguan edhe shpërblimet për  lexuesit e rregullt të bibliotekës “Ibrahim Rogova”, të cilët ishin të grupmoshave të ndryshme. Moto e këtij aktiviteti ishte “ Dhuro dhe tis ë paku një libër për bibliotekën, pasuro shpirtin e lexuesve”. Në vitin e kaluar janë dhuruar 2 mijë libra në kuadër të ditës botërore të librit. Ndërsa këtë herë u pa së të paktë ishin librat të cilët u dhuruan për pasurimin e fondit të librit në bibliotekën e qytetit “Ibrahim Rogova”.