Gjakova
Shkronjat

 

Në takimin e luajtur në sallën sportive “Shani Nushi” skuadra gjakovare Liburn e ka mposhtur Besën me rezultat 4-3.Kjo fitore ndaj Besës, e qon Liburnin në vendin e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës.

Superderbi i cili u zhvillua në mes të Liburnit dhe Besës u karakterizua me aksione të shumta. Ndeshje mjaft interesante dhe e fortë, ku dihet se fituesi I këtij derbi siguronte vendin e dytë në tabelë para fazës finale të Play-Off-it. Liburn gjatë gjithë kohës së pjesës së parë arriti të zhvillojë lojë më të mirë. Vendasit ishin më të koordinuar njëri më tjetrin, mbajtën ritmin e lojës dhe arritën të shënojnë në portë. Pjesën e parë e mbyllën me epërsi 3 gola ndaj Besës. Ndërsa në pjesën e dytë Besa shfrytëzoj mundësitë dhe në qastet e fundit arritit të shënoj 3 herë në portën e klubit gjakovar. Mirëpo pak minuta pa përfunduar ndeshja Liburni shënoi përsëri golë. Dueli I drejtëpërdrejtë për pozitën e dytë në Superligën e Kosovës në futsal, ndërmjet dy skuadrave të rrafshit të Dukagjinit, Liburnit dhe Besës, përfundoi me fitoren e skuadrës vendase. Ekipi gjakovar megjithëse kishte disa mungesa të konsiderueshme, arriti të shënoi fitore mjaft të vlefshme ndaj Besës, të cilën e mposhti me rezultat 4-3. Me këtë rezultat, Liburni e ka kaluar Besën në radhitjen tabelare, duke u ngjitur në pozitën e dytë, menjëherë pas liderit, Feniksit. Golashënues të Libunrit ishin:Halim Selmanaj me 2 gola ndersa nga 1 golë e realizuan Nexhip Selimi dhe Ideal Brovina. Publiku ishin ata që me ovacionet e tyre i dhanë hijeshi këtij derbi. I pranishëm ishte edhe anëtarë I FIFA-s i cili erdhi që të shoh për së afërmi se si zhvillohet Futsalli në Kosovë. Liburni pas 16 takimeve të zhvilluara,pozicionohet tani në vendin e dytë në tabelë me 39 pikë të tubuara me 12 fitore,3 barazime dhe 1 humbje, me golavarazh 115 - 53, me plus 63 golla dallim. Javen e ardhshme Liburni pret klubin Perlepnica nga Gjilani. Deri në fund të kampionatit të rregullt kanë mbetur edhe dy takime.