Gjakova
Shkronjat

Tashmë është i ditur fakti se shumica e pensionistëve kosovarë, nuk janë të kënaqur me ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, implementimi i së cilit nisi në fillim të vitit 2015.

Një nga pakënaqësitë e tyre lidhet me faktin se ky udhëzim administrativ i miratuar nga Qeveria e Kosovës në 2014-tën, njeh vetëm 15 vite të punës së pensionistëve. Këto i tha së fundmi edhe kryetari i Sindikatës së Pensionistëve në Gjakovë, Esat Resyli. Në anën tjetër i pari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi thotë se një ligj të tillë ai e ka trashëguar, e për të cilin ai thotë se edhe vetë ka vërejtje. Mirëpo ai shprehet se në mandatin e tij dyvjeqar janë marrë me disa prioritete të tjera.

Megjithatë, Abrashi tregon se ministria që ai drejton, po punon për plotësim-ndryshimin e këtij ligji, që sipas tij ka mangësi.

 

Një muaj më parë, në Sindikatën e pensionistëve në Gjakovë, patën thënë se këtë udhëzues administrativ do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, pasiqë dyshonin për kushtetuetshmërinë e tij. Mirëpo në një mbledhje që ka mbajtur së fundmi Federata Sindikale e Pavarur e Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës me institucione të ndryshme shtetërore,mësohet se janë paraqitur propozimet për plotësim ndryshimin e ligjit për pensionistët. Kështu ka treguar Esat Resyli, kryetar i Sindikatës së Pensionistëve në Gjakovë, sipas të cilit ky propozim do t’I dorëzohet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale./Tv Syri Vision/