Gjakova
Shkronjat

Në komunën e Gjakovës kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të brigadëss së zjarrëfikësve të rajonit Sursee nga Zvicra si dhe anëtarë të shoqatës humanitare “Shoqëria”. Ata së pari u takuan me komandantin Pashtirk Xërxa ku u njoftuan nga afër për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet brigada e zjarrëfikësve në Gjakovë. Vizitën e vazhduan edhe në kuvendin komunal, ku u takuan me kryetaren Mimoza Kusari- Lila. Mes tjerash në këtë takim biseduan për donacionet që janë dhënë deri më tani dhe bashkpunimet të cilat do të vazhdojnë në të ardhmen në mes të komunës së Gjakovës dhe Rajonit Sursee.

 Komandanti I brigadës së zjarrëfikësve të rajonit Sursee nga Zvicra Zihlmann Marcel së bashku me zjarrëfikës dhe me anëtarë të shoqatës humanitare “Shoqëria” erdhën të vizitojnë brigadën e zjarrëfikësve në Gjakovë. Ata u pritën nga komandanti I kësaj brigade,  Pashtrik Xërxa si dhe nga zjarrëfikësit tjerë. Në këtë takim ku ishte pjesëmarrës edhe drejtori për mbrojtje dhe shpëtim , Ndue Muqaj, përfaqësuesit nga Zvicra u njoftuan nga afër me punën, funksionin dhe rolin të cilin e ka brigada e komunës së Gjakovës. Përveq punës dhe sukseseve u bisedua edhe për sfidat dhe mangësit të cilat zjarrëfikësit i kanë gjatë intervenimeve për shuarjen e zjarrit. Nga ana tjetër përfaqësuesit nga brigada e rajonit Sursee thanë që do të mundohen që të ndihmojnë mbrenda mundësive të tyre me paisje të cilat do të lehtësojnë sado pak punën e zjarrëfikësve në komunën e Gjakovës. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen edhe dhurata me emblemat e të dyja brigadave. Më pas vizituan edhe pasijet të cilat posedon për momentin brigada e zjarrëfikësve në Gjakovë. Nga ana tjetër komandanti I brigadës së zjarrëfikësve në Gjakovë, Pashtrik Xërxa falënderoj delegacionin nga Zvicra për vizitën dhe bashkpunimin e tyre. Vizitën e vazhduan edhe në kuvendin komunal , ku u pritën nga e para e komunës Mimoza Kusari Lila. Me këtë rast kryetarja Kusari Lila falënderoj zjarrëfikësit nga Zvicra për donacionet që i kanë dhënë deri më tani. Poashtu qëllimi I këtij takimi në mes të përfaqësuesve nga Zvicra dhe kryetarës Kusari Lila ishte vazhdimi I bashkpunimit në mes të dyja vendeve./TvSyriVision/