Gjakova
Shkronjat

Klubi Hendbollit Shqiponja priti në Gjakovë klubin e Hendbollit Prishtina. Kjo ndeshje dha një lojë mjaft interesante, pati shumë rivalitet e në fund u fitua nga skuadra mysafire me vetëm një golë dallim, por mjaftueshëm sa për të dëshmuar forcën se Prishtina po e kontrollon këtë edicion të superligës.

Prishtina dhe Shqiponja kanë rivalizuar gjatë tërë këtij edicioni për titullin e kampionit në superligën e femrave. Përballja e fundit direkte e zhvilluar në palestren sportive “Shani Nushi” në Gjakovë dëshmoi edhe njëherë se Prishtina në këtë edicion është e pa konkurencë dhe me siguri po marshon drejt mbrojtjes së titullit. Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë pothuajse plotësisht të barabartë, por mjaft efikase. Shqiponja ishte ajo që u tregua më e suksesshme. Në fund të këtij 30 minutëshi skuadra vendase pati një golë me shumë dhe rezultati I pjesës së parë arriti të jetë 15 me 14 në të mirë të Shqiponjës. Në këtë mënyrë hendbollistet nga Gjakova shpresuan që do të arrinin fitore në këtë takim dhe kësisoji do ti afroheshin Prishtinës në krye të tabelës. Sido që të jetë hendbollistet nga kryeqyteti në pjesën e dytë treguan një lojë pak më të mirë. Kështu në fund falë një loje më të fortë në mbrojtje arritën që të shënojnë fitore ndaj Shqiponjës, me vetëm një golë epërsi. Në këtë pjesë Shqiponja shënoj 12 herë ndërsa Prishtina 14 herë, dhe në fund u vendos rezultati përfundimtar, Shqiponja 27 Prishtina 28. Shqiponja e cila ngec vetëm dy pikë me liderin aktual Prishtinën, bëri përpjekje për të marrë pikë të plota në këtë ballafaqim me rivalin kryesor për titull. Shqiponja ka zhvilluar 28 pikë dhe  është në vendin e dytë në tabelë./TvSyriVision/