Gjakova
Shkronjat

Klubi I Pingpongut “Vëllaznimi” ka pritur për vizitë trajnerin profesional Shaban Cekiç nga Mali I Zi. Ai erdhi për herë të parë në Gjakovë dhe zgjodhi që të ndajë përvojën e tij me talentët e rinj gjakovar. 

Erdhi nga Mali I Zi për të trajnuar dhe për të ndarë përvojën e tij me pingpongistët  klubit “Vëllaznimi” .Shaban Cekiç është trajner profesional I pinpongut. Me këtë sport ai mirret që 45 vite. Cekiç na tha se këtë e ka edhe traditë familjare, dikur ka luajtur në klube të ndryshme të pinpongut ndërsa tani është trajner profesional. E për këtë ai është shkolluar në Zagreb. Është hera e parë që erdhi në Gjakovë dhe kjo vizitë e tij është një fat I mirë jo vetëm për klubin “Vëllaznimi” por edhe për pingpongun gjakovar. Ndërsa trajneri I klubit të pingpongut “Vëllaznimi” Admir Boshnjaku falënderoj trajnerin profesional Cekiç për këtë vizitë dhe për trajnimet të cilat po I zhvillon falas. Në klubin e pingpongut “Vëllaznimi” janë gjithësej 14 kadetë.Në mesin e tyre është edhe Era Ramoja e cila tha se trajnime të tilla janë të nevojshme. Klubi i “Vëllaznimi” synon që të stabilizojë pingpongun si sport në Gjakovë si dhe të nxjerrë në pah talent të rinjë./Tv Syri Vision/