Gjakova
Shkronjat

“Zhvillimi i arsimit shqip në komunën e Gjakovës nga themelimi e deri në ditët e sotme” është projekti I radhës të cilin është duke e punuar Shoqata e Veteranëve të Arsimit në Gjakovë “7 Marsi”. Mirëpo sipas veteranëve të arsimit për botimin e këtij libri përveq bashkpunimit nevojitet edhe ndihma financiare.

 Ka dy vite e gjysmë që është themeluar Shoqata e Vetëranëve të Arsimit “7Marsi” në Gjakovë. Kjo shoqatë është regjistruar e rregullt me të gjitha atributet e nevojshme  në Ministrinë e Adiministrimit të Pushtetit Lokal. Drejtori I kësaj shoqate Feti Dashi na tha se përgjatë kësaj kohe janë realizuar projekte të rëndësishme në fushën e arsimit. Ai përmendi edhe një projekt tjetër të rëndësishëm që është synim I shoqatës. Në këtë shoqatë janë 8 anëtarë të cilët punojnë në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme, siq janë:  Feti Dashi, Myftar Shala, Murteza Xharra, Bajrush Maloku, Agim Jaka, Islam Juniku, Fehmi Soba dhe Muhamet Iljazi. Sipas tyre për të arritur suksese në cdo projekt nevojitet bashkpunimi mes institucioneve arsimore dhe komunale. “Zhvillimi i arsimit shqip në komunën e Gjakovës nga themelimi e deri në ditët e sotme” është libri që pritet të botohet nga veteranët e arsimit të Gjakovës, mirëpo sipas tyre nevojitet ndihmë financiare për të arritur synimin, deri më tani në ndihmë ka dal vetëm drejtoria e arsimit, gjegjësisht kuvendi komunal si dhe përfaqësuesi i kompanisë së sigurimeve SIGMA, Durim Bakalli./Tv Syri Vision/