Gjakova
Shkronjat

Kjo është zyra e Turizimit e cila ndodhet në Carshinë e Vjetër në komunën e Gjakovës, që po funksionon në kuadër të Drejtorisë për Zhvillimm Ekonomik.

Qëllimi i hapjes së një zyre të tillë, është zhvillimi dhe promovimi i potencialeve që ka ky qytet për turizëm. Kështu thotë zyrtari për turizëm në këtë komunë, Dalon Kulludra. Ai ka përmendur disa nga projektet e ardhshme te hartuara nga kjo zyre, e që lidhen me parkun e mbrojtur “Shkugëza” si dhe lumenjtë.

Kulludra ka folur edhe për projektet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkufitar Kosovë-Shqipëri.

Në grantin e shpallur nga Kuvendi Komunal i Gjakovës dedikuar bizneseve, të drejtë aplikimi I’u është dhënë edhe atyre që kanë për qëllim zhvillimin e turizimit.

 

Zyrtari për promovim dhe Zhvillim të Turizmit, tregon se rëndësi të veqantë po i kushtohet Carshisë së Vjetër, dhe në veqanti artizanateve të cilat janë në zhdukje e sipër./Tv Syri Vision/