Gjakova
Shkronjat

Secili fëmijë meriton një fillim të shëndoshë të jetës. Ky ishte njoftimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, me të filluar java e shënuar e imunizimit.

Qëllimi i organizimit të kësaj jave me aktivitete të shumta, është rritja e vetëdijes për rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve. Një javë e tillë ka nisur edhe në komunën e Gjakovës. Sot stafi mjekësor i Qendrës për Mjekësi Familjare në Gjakovë, mori iniciativë për vaksinimin e fëmijëve të lagjes Ali Ibra, duke e kryer një mision të tillë shtëpi për shtëpi.

Prindërit e këtyre fëmijëve që u vaksinuan sot, po e vlerësojnë një iniciativë të tillë si tejet të rëndësishme për shëndetin e tyre.

 

Sipas stafit të vaksinimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, sot në lagjen “Ali Ibra” janë vaksinuar gjithsej 28 fëmijë. Në ditët në vazhdim do të ketë prapë aktivitete të kësaj natyre, të gjitha në kuadër të javës së imunizimit./Tv Syri Vision/