Gjakova
Shkronjat

Nuk janë vetëm biznese të komunës së Gjakovës. Kjo është hera e dytë që në komuën  e Gjakovës organizohet panairi i punës, pjesë e të cilit u bënë rreth 40 kompani nga e gjithë Kosova.

Një aktivitet i tillë u organizua nga Kuvendi Komunal i Gjakovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organizata gjermane GIZ. Në fjalën e saj hyrëse, e para e kësaj komune tha se panaire të tilla janë mekanizmat më të mirë për afrimin e punëdhënësve me punëkërkuesit potencialë.

Mirëpo ajoi shpreshu shqetësimin e saj në lidhje me interesimin e vogël të punëkërkuesve në sektorin e prodhimit, të cilët u bënë pjesë e këtij panairi me oferta të ndryshme.

Ndërkaq, zyrtari nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka apeluar që punëkërkuesit t’i drejtohen zyrave të punësimit, dhe qendrave për aftësim professional.

Ndërsa përfaqësuesja nga organizata gjermane GIZ, tha se është kënaqësi të organizojnë prapë një aktivitet të tillë, i cili vitin e kaluar rezultoi me sukses.

Në Panairin e dytë të Punës në Gjakovë, pjesë u bënë edhe kompani të cilat së shpejti do të hapen në këtë komunë. Njëra prej tyre ofron punë për rreth 70 punëtorë.

 

Në këtë panair u ofruan 500 vende të punës, dhe praktikës me mundësi vazhdimi./Tv Syri Vision/