Gjakova
Shkronjat

25 fermere dhe përfaqësuese të shoqatave të grave të Gjakovës, sot erdhën në Kuvendin  Komunal të Gjakovës.

Ato u bënë pjesë e një punëtorie, e cila u organizua nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari, dhe Zhvillim Rural në këtë komunë, e ku ligjërues ishte Prof.Dr Mufail Salihaj nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës. Temë diskutimi këtu ishte avancimi i teknikave dhe teknologjive te reja ne prodhimin e perimeve dhe mbrojtja nga semundjet.

 

Kjo punëtori u realizua në bashkëpunim me Qendrën Grumbulluese “Agrocelina”, dhe u mbështet nga program PPSE./Tv Syri Vision/