Gjakova
Shkronjat

Temperaturat e ulëta që mbizotëruan në Kosovë në ditët e para të stinës së pranverës, i’u shkaktuan dëme të konsiderueshme fermerëve. Për këtë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural ka vendosur të grumbullojë të dhënat e përgjithshme, në lidhje me dëmet materiale që i janë shkaktuar kulturave bujqësore në tërë Kosovën.

Një punë e tillë në komunën e Gjakovës do të bëhet përmes Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari, dhe Zhvillim Rural. Afati për paraqitjen e këtyre dëmeve, mbetet i hapur deri më 27 prill të këtij viti, pra nesër.

Sipas shefit të sektorit të bujqësisë në këtë komunë, kjo drejtori po bën inspektime edhe në terren për të parë gjendjen faktike të fermerëve gjakovarë.

 

Vlera e dëmeve të shkaktuara, sipas Zorrës do t’i dërgohet Ministrisë për Bujqësi, Pylltari, dhe Zhvillim Rural, e cila më pas do të bëjë kërkesë tek qeveria e Kosovës për kompensim të tyre./Tv Syri Vision/