Gjakova
Shkronjat

 Interesimi I femrave për sport në komunën e Gjakovës dita ditës po shtohet. Mirëpo edhe sukseset nuk po mungojnë. Në mesin e klubeve sportive që ka arritur sukses të veqantë është Klubi I Basketbollit “Vëllaznimi”.Vajzat gjakovare kanë arritur që pas 14 viteve ta dërgojnë Vëllaznimin në Play-Off.

 Këto janë vajzat e Klubit të Basketbollit “Vëllaznimi” të cilat në këtë stinor kanë arritur një sukses të veqantë. Pas 14 viteve KB “Vëllaznimi”, falë rezultateve positive të ndeshjeve, arriti të jetë në Play-Off, pra është radhitur në vendin e katër.Në këtë klub janë mbi 20 seniore të cilat po bëjnë përgatitjet adekuate për të treguar suksese në Play-Off. E këto përgatije po I bëjnë nën kujdesin e trajnerit  Pal Syla.

 Sipas Trajnerit Syla pranimi I Kosovës në FIBA ka bërë që basketbollistet gjakovare të angazhohen më shumë, kjo për faktin se në KB “Vëllaznimi” ka basketbolliste që luajnë  në reprezentacionin e Kosovës.

 U pa që basketbollistet janë të përkushtuara dhe sipas tyre arritja në Play-Off ishte njëri nga synimet e klubit.

 Ndërsa me grupmoshat më të reja po mirret ndihmës trajneri  Bujar Ramoja I cili tha se interesimi I vajzave për të qenë pjesë e KB “Vëllaznimi” është I kënaqshëm.

 Këtë javë KB “Vëllaznimi” do të zhvillojë ndeshjen e parë të Play-Off kundër Klubit të Basketbollit “Penza” nga Peja. Ndërsa nga fundi I javës do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Gjakovë./TvSyriVision/