Gjakova
Shkronjat

Edhe në komunën e Gjakovës u shënua 9 Maji,  Dita e Evropës. Me këtë rast u organizua një tyrezë diskutimi me temën:  "Kosova dhe BE-ja: Prespektiva Evropiane dhe rëndësia e MSA-së".

 I pari që e hapi tryezën e diskutimit ishte Agon Batusha nën organizmit e të cilit edhe u zhvillua ky aktivitet. Temë e diskutimit ishte “Kosova dhe BE-ja: Prespektiva Evropiane dhe rëndësia e MSA-së”. E panelistë të kësaj tryeze ishin Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, Besa Luzha dhe Lirim Zorra. Në fjalën e saj e para e komunës Kusari Lila foli për problemet me të cilat karakterizohet Kosova dhe tri kriteret për të qenë pjesë e BE-së janë lufta ndaj korrupsionit, reforma ndaj sistemit të drejtësisë dhe zhvillimi ekonomik. Ajo përmendi edhe disa nga sukseset që ka rritur komuna e Gjakovës e që janë të rëndësishme për BE-në. Në emër të shoqërisë civile foli Besa Luzha. Ndërsa për fushën evropiane foli profesori Lirim Zorra. Në këtë takim mes tjerash u tha se vendi ynë është i mishëruar me vlerat evropiane dhe ka synim integrimin në familjen evropiane me vlerat dhe diversitetet kulturore. Pjesë e këtij aktivitieti  ishin edhe fotografitë të cilat u ekspozuan në hollin e pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” të cilat ishin përgatitur nga anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal. Krejt në fund u ndanë edhe qmimet për eset dhe fotografitë më të mira të cilat janë punuar për nderë të ditës së Evropës nga të rinjët e komunës së Gjakovës.