Gjakova
Shkronjat

Sot është zhvilluar një ndeshje derbi në mes të juniorëve të Klubit Futbollistiik “Vëllaznimi” dhe “Gjakovës”. Pas nje loje aktive nga të rinjtë e dy ekipeve, ata të Vëllanzimit i’a dolën të jenë fitues me dy gola epërsi.

 Në stadiumin e qytetit në Gjakovë, është zhvilluar ndeshja derbi mes juniorëve të klubit të futbollit ”Gjakova” dhe atyre të “Vëllanzimit”. Pas një angazhmi aktiv nga ana e dy ekipeve, pjesa e parë e lojës përfudoi me rezultat 0 me 0. Ndërkaq në pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje, ishte Bleart Tolaj, ai I cili shënoi golën e parë për skuadrën e junorëve të Vëllaznimit. Ndërkaq golën e dytë për këtë ekip e shënoi Nikson Memaj. Ndeshja derbi në mes të klubit futbollistik “Vëllaznimi” dhe “Gjakova” përfundoi me rezultat 2 me 0 për djelmoshat e Vëllaznimit./TV Syri Vision/