Gjakova
Shkronjat

“Yllka Ime”  titullohej  poezia të cilin e recitoi nipi I dëshmores , Yllka Domi, Gerti Domi. Nën organizimin e qendrës kombëtare të poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve “Gjakova” dhe drejtorisë për kulturë, rini dhe sport  u mbajt manifestimi letrar “Në rrugetim me Yllka Domi”.

Të shumtë ishin poetët dhe krijuesit letrarë të cilët u bënë pjesë e këtij manifestimi. Të pranishëm ishin  edhe familjarët e Yllka Domit, miq  të familjes Domi si dhe nxënës të shkollave të komunës së Gjakovës. Mes poezive profesorët kujtuan kohën kur Yllka ishte gjimnaziste. Dashamirët e fjalës së shkruar intepretuan poezitë e tyre të cilat I kishin përgatitur në shenjë nderimi dhe kujtimi për poeten dhe dëshmorën Yllka Domi, e cila u vra mizorisht nga forcat serbo-malazeze  me 11 maj të vitit 1999. Në mesin e atyre që e vlerësuan këtë manifestim letrar ishte edhe babai i Yllkës, Afrim Domi. Përveq poezisë, pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe qmimi i lartë “Yllka Domi”, I cili  iu nda profesoreshës dhe anëtarës së klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Sindorela Doli Kryeziu. Sipas organizatorëve  tashmë manifestimi “Në rrugetim me yllka Domi” është bërë tradicional. Risi e këtij aktiviteti  ishte edhe promovimi i librit me poezi “Dhembje kohe”  nga krijuesja Elida Vogli. Ndërsa krejt në fund  u ndane edhe qmimet për poezitë më të mira të këtij maninfestimi letrar./TV Syri Vision/