Gjakova
Shkronjat

Shkolla fillore “Bajram Sadriu” në fshatin Berjahë të komunës së Gjakovës sot shënoi 32 vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast nxënësit prezantuan një program të pasur kulturo-artistik.

 E zgjodhen ambientin e jashtëm që të festojnë ditën e shkollës. Nxënësit  dhe mësimdhënësit e shkollës  fillore “Bajram Sadriu” të fshatit Berjahë të komunës së Gjakovës u kujdesën që në përvjetorin e themelimit të këtij institucioni arsimor të organizojnë një program të pasur me pika të shumta artistike. Me këtë rast drejtori Shaqir Alija  tha se shkolla po feston edhe sukseset që i ka arritur falë punës së palodhme të të gjithë stafit. Grupmosha të ndryshme ishin pjesë e programit kulturor-artistik.  Nxënësit interpretuan këngë dhe recituan poezi. Në këtë festë nuk mungoi edhe vallja. Përveq prindërve të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe drejtorët e shkollave të komunës së Gjakovës të cilët thanë se është nderë që të jenë prezentë në këtë festë. Festa u karakterizua edhe me ndarje të mirënjohjeve. Drejtoria e shkollës ndau mirënjohje për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj në kuadër të shkollës. E për këto mirënjohjë ish- mësimdhënësit u shprehën falënderues. Në shkollën “Bajram Sadriu” vijojnë mësimin rreth  130 nxënës. Përmes këtij programi festiv nxënësit shënuan 32 vjetorin e themelimit të kësaj shkolle./TV Syri Vision/