Gjakova
Shkronjat

Që nga dita e enjte, në Kosovë po qëndron për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Pas takimeve me përfaqësues të shtetit dhe partive politike, ai ka qëndruar edhe në Gjakovë.

Këtu, ai u prit nga e para e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe zyrtarë të tjerë komunalë. Gjatë takimit të përbashkët, Nishani në mes tjerash i ka thënë Kusari-Lilës, se ajo po përfaqëson modelin e politikës mbarëkombëtare.

Paraprakisht, bashkëshortja e presidentit shqiptar, Odeta Nishani së bashku me kryetaren e Gjakovës kanë qëndruar për vizitë në organizatën e cila merret me trajtimin e grave dhe vajzave të traumatizuara nga lufta e fundit në Kosovë “Medica Gjakova”.

Kusari-Lila ka theksuar se gratë në vendimmarrje kanë mundësi më të mëdha për të ndihmuar gratë të të cilat kanë përjetuar dhunën gjatë luftës, duke gjetur forma për integrimin e tyre në shoqëri./Tv Syri Vision/