Gjakova
Shkronjat

Që nga dita e premte, në ambientet e Shkugëzës, kanë filluar punëtori të ndryshme në kuadër të Spark Holistic Festival.

Profesionistë të yoga-s, meditimit, slacklining dhe shumë sporteve të tjera rekreative në ditën e dytë të këtij festivali ishin shpërndarë në anë të ndryshme të parkut të Shkugëzës. Ata po zhvillonin punëtori me pjesëmarrës të moshave të ndryshme. Një nga profesionistet e Yogas, Brikenë Bunjaku në Prishtina, tregoi rreth efekteve pozitive të yogas për trupin dhe shëndetin në tërësi.

Ndërkaq këtu po zhvillohej slacklining, që në gjuhën shqipe do të thotë ekuilibër në litar. Ky sport, jo shumë i njohur në Kosovë, zgjoi kurreshtjen e shumë pjesëmarrësve të Spark Holistic Festival.

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, u shpreh se që nga fillimi mirëpriti idenë për organizimin e një evenimenti të tillë në Gjakovë. Sipas saj një ngjarje e tillë sjell rezultate pozitive në shëndetin e qytetarëve, por edhe promovimin e zonave turistike.

 

Në agjendën e Spark Holistic Festival janë të përfshira edhe sesionet e vallëzimit dhe mbrëmjet muzikore në Çarshinë e Vjetër. Aktivitetet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme./Tv Syri Vision/