Gjakova
Shkronjat

Është ora gjashtë e mëngjesit. Klubet e vrapimit “Gërmia 555” dhe “Shkugëza 555” po bëheshin gati që të bënin vrapimin e tyre të përbashkët në Gjakovë, pikërisht në parkun e Shkugëzës.

Në këtë vrapim të mëngjesit atyre i’u është bashkangjitur ultramaratonisti amerikan, Michael Wardian. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Spark Holistic Festival.

"Po, jam një maratonist profesionist por edhe ultra-maratonist që do të thotë se unë vrapoj më larg se maratona. Unë vi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht nga Virgjinia, dhe jam 42 vjeq. Jam shumë i entuziazmuar që jam në Kosovë. Jam duke shijuar cdo gjë këtu, njerëzit, kulturën ushqimin, dhe vrapimin në këtë mëngjes. Të vrapoj me vrapuesit e Gërmia 555 dhe Shkugëza 555 është një eksperiencë shumë e mirë për mua. Ata po më tregojnë vrapimin përgjatë maleve dhe drunjve. është një mënyrë e mirë për të filluar ditën. Mua më pëlqen të jem në kësilloj vende me mëngjes. Mendoj se është një mënyrë e mirë për të ndarë eksperiencat dhe informacionet, nesër jemi në gjysëm-maratonë në Prishtinë" ka thënë ultra-maratonisti, Michael Wardian.

E vrapuesit e Gërmia 555 dhe ata të Shkugëzës 555, u shprehën të lumtur që patën rastin të vrapojnë me ultra-maratonistin.

 

 

Michael Wardian është shpallur fitues, në një numër të madh të garave maratonike, nëpër shtete të ndryshme të Kosovës. Ai ka arritur të jetë fitues i shtatë maratonave ndërkombëtare, të cilat ishin mbajtur të gjitha në një jave, cdo ditë./Tv Syri Vision/