Gjakova
Shkronjat

Sot, mbrapa sallës sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, është zhvilluar ndeshja në mes të juniorëve të Klubit Futbollistik “Gjakova” dhe “Trepca 89”nga Mitrovica.

Pjesa e parë e kësaj loje përfundoi me rezultat 2 me 0 për Gjakovën, Golat i shënoi futbollisti i këtij klubi Berni Kastrati.

Ndërkaq ndeshja përfundoi me rezultat 3 me 2 për Klubin e Futbollit “Gjakova”. Ndeshjen e radhës, juniorët e Gjakovës do ta kenë me klubin futbollistik “Ramiz Sadiku” nga Prishtina. Ata shprehen optimistë se do të fitojnë edhe këtë lojë të radhës, pasiqë janë duke bërë përgatitje intensive./Tv Syri Vision/