Gjakova
Shkronjat

Në prag të 90 vjetorit të themelimit të tij, klubi futbollistik “Vëllaznimi” është rikthyer në Superligën e Kosovës në futboll. Këtë rikthim, klubi e ka siguruar pasiqë ka mposhtur dje skuadrën “Dukagjini” me rezultat 3:2, ndeshje kjo e cila u zhvillua në Gjakovë.

Rikthimit të Vëllaznimit në ligën elitë të futbollit, e ka mirëpritur edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ajo ka shprehur urimet për rikthim në ligën ku sipas Vëllaznimi e ka vendin e tij.

“Urime rikthimi në ligën ku e ke vendin, klubi më unik në Kosovë, Dashuria e shumë gjeneratave të sportit dhe gjithmonë klubi i zemrës i tri gjeneratave të gjalla. Nuk është me rëndësi sa herë rrëzohesh, por sa herë je në gjendje të ngritesh pas atyre rrëzimeve. Ju e keni gjetur forcën e kthimit gjithmonë”, është shprehur Kusari-Lila.

Përveq Vëllaznimit, në Superligë është rikthyer edhe Flamurtari./Tv Syri Vision/