Gjakova
Shkronjat

Maturantët e gjeneratës së vitit 1982  kanë mbjellur 35 fidane në parkun qëndor të qytetit të Gjakovës. Përmes këtij aktiviteti  ata shënuan edhe 35 vjetorin e maturës. U mblodhën të gjithë së bashku. Janë këta maturantët e gjeneratës së vitit 1982 të cilët sot shënuan 35 vjetorin e maturës.

Ata zgjodhen që të festojnë më ndryshe se herave të tjera, duke mbjellur fidane.Aktivitet ky I cili u mbështet nga kuvendi komunal I Gjakovës. Edhe pse kanë kaluar 35 vite që kur ata ishin maturantë u pa që ende vazhdon shoqëria mes tyre. Ata thanë se përmes këtij aktiviteti jo vetëm që përcollën mesazh vetëdijesues për mbrojtjen e mjedisitpor edhe treguan se shoqëria e shëndoshë duhet të ruhet gjithmonë. Mes tjerash thanë se modeli i mbjelljes së një peme nuk është vetëm një shembull qytetarie për mbrojtjen e mjedisit në kohën që jetojmë por shtimi I hapësirave të gjelbra është një trashëgimi e shëndetshme edhe për berzin që do të vijë, bashkë me kujtimin e bukur që trashëgohet prej saj.Përveq mbjelljes së fidaneve krejt në fund të gjithë së bashku e vendosën edhe një pllakatë me mbishkrimin se këto fidane u mbollën nga maturantët e vitit 1982./TV Syri Vision/