Gjakova
Shkronjat

Është promovuar libri “Gjak dhe jetë I dhanë Lirisë” nga autori Selim Musaj. Sipas autorit libri trajton femrën shqiptare në përgjithësi dhe kontirbutin e saj, me theks të veqantë vlerën patriotike.Tashmë këtë krijimtari letrare do ta kenë në duar të  gjithë dashamirët e fjalës së shkruar.

 Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë në bashkëpunim me bashkëpunim me drejtorinë e kulturës rinisë dhe sprotit në Gjakovë organizuan promovimin e librit “Gjak e jetë I dhanë Lirisë” të autorit Selim Musaj. Në këtë përurim ishin të pranishëm krijues letrarë, miq të autorit Musaj dhe dashamirë të fjalës së shkruar. Në librin  “Gjak e jetë I dhanë Lirisë” autori ka trajtuar figura të ndryshme historike, mirëpo rolin kryesor e ka femra shqiptare dhe kontributi I saj. Musaj tha se femra shqiptare, është ajo e cila nuk është dorëzuar asnjëherë dhe për këtë arsye meriton të dal në pah kontributi I saj për lirinë e vendit. Nga ana tjetër recenzenti  Muhamet Rogova tha se me shumë kënaqësi e ka bërë redaktimin e librit pasiqë autori në mënyrë të veqantë ka sjellë për lexuesin karakteristika dhe vlerat e femrës shqiptare. Libri “Gjak dhe jetë I dhanë Lirisë” vjen pas dy botimeve të tjera tematiko-historike kushtuar të rënëve për lirinë e atdheut. Përmes këtij libri autori synon të ofrojë për lexuesin fakte historike për femrën shqiptare. Mes tjerash në këtë aktivitet letrar u tha se karakteri dhe morali I lartë, zgjuarsia e trimëria e femrës malësore, e bashkuar me bukurinë fizike e shpirtërore e bën të dallojë si patriote e luftëtare e vendosur për lirinë dhe pavarësinë e atdheut./TV Syri Vision/