Gjakova
Shkronjat

Gjatë mbledhjes së radhës së Bordit të drejtorëve të komunës së Gjakovës, u shqyrtuan katër kërkesa nga Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Bekim Ermeni.

Nga kjo drejtori, poashtu u kërkua miratimi i komisionit komunal për pranim-dorëzim të pronës, objektit, dhe pajisjeve për qumështoren në Brekoc të komunës së Gjakovës. Të gjitha këto pika të rendit të ditës, u miratuan nga anëtarët e bordit. Në anën tjetër, u miratua edhe kërkesa për subvencionimin e 50 studentëve të komunës së Gjakovës me bursa. Anëtarët e bordit poashtu u dakorduan që Drejtoria për Arsim të ndajë 500 euro subvencione për organizatën joqeveritare “7 marsi”. Këtu u dha edhe informata e parë për situatën financiare për vitin 2017.

 

Gjatë mbledhjes së bordit të drejtorëve, u miratua edhe kërkesa nga Drejtoria për Kulturë, Rini, dhe Sport për subvencionimin e Asamblit të valleve të qytetit dhe “Isa Boletini” nga Rogova. Anëtarët e bordit votuan pro edhe për vazhdimin e pagesës së qirasë për disa familje të komuniteteve romë, ashkalinj, dhe egjiptas./ Tv Syri Vision/