Gjakova
Shkronjat

Klubi I futbollit me traditë 90 vjeqare Vëllaznimi nga Gjakova është rikthyer ne Vala Superligën e Kosovës. Në ndeshjen e zhvilluar dje në stadiumin e qytetit Vëllaznimi mposhti Dukagjinin me rezultat  3:2, fitore kjo e cila klubit gjakovar ia siguroi rikthimin në elitën e futbollit Kosovar.

Ndeshja e cila u zhvillua dje në stadiumin e qytetit të Gjakovës në mes të klubit të futbollit Vëllaznimi dhe klubit të futbollit Dukagjini u mbyll me rezultat 3:2. Me këtë fitore gjakovarët arritën të rikthehen në elitën e futbollit Kosovar. FC Vëllaznimi është njëri ndër klubet më të vjetra dhe më të trofeshme në Kosovë,  pikërisht në 90 vjetorin e themelimit të tij i rikthehet Superligës së Futbollit të Kosovës, e cila ishte e mangët dhe jo e plotë pa të. Sipas statistikave të FFK-së, gjakovarët kanë mbledhur 257.7 pikë pozitive, duke lënë pas Feronikelin me 203.43 pikë dhe Dritën me 202.34 pikë. Në 27 ndeshje të zhvilluara, Vëllaznimi ka shënuar 50 gola, më shumë se 10 skuadra të Superligës, pos Trepçës ’89 dhe Feronikelit. Golashënuesit të cilët I sollën vëllaznimit këtë fitore janë Albutrint Morina, Jeton Dushi, Kushtrim Gashi. Ky triumph tregoi që trajneri Arsim Gojani ka punuar edhe me sulmin e skuadrës, duke e bërë atë larg më të mirin në Ligën e Parë. Kuqezinjët me këtë fitore shënuan 890 vjetorin e themelimit si dhe filluan lundrimin drejt Superligës dhe më meritorët janë sigurisht futbollistët, por që janë drejtuar për mrekulli nga një trajner vizionar si Arsim Gojani./TV Syri Vision/