Gjakova
Shkronjat

Artisti gjakovar Alkent Pozhegu I cili  është pjesë e Librit të Rekordeve botërore sot ka filluar me një tjetër krijimtari. Ai ka filluar të bëjë mozaikun me fara të figurës së këngëtares shqiptare Rita Ora. Rekord meni Pozhegu deri më tani ka realizuar një numër të madh të mozaikëve, ndërsa edhe tani synon të thejë një tjetër rekord të kësaj kategorie.

 Qysh në orët e hershme të mëngjesit Alkenti filloj të kirjoj mozaikun e përbërë nga drithërat sasia e të cilave është dikur rreth 2 mijë kilogramë. Hapësirën në të cilën ai po e bënë mozaikun është palestra e sportit në qytetin e Gjakovës “Shani Nushi”. Këtë herë artisti gjakovar do të provojë të krijojë një mozaik me fara të figurës së këngëtares shqiptare Rita Ora. Ai shpreson se do të thyejë rekordin aktual në këtë kategori të cilin e mban një artist gjerman I cili ka ariitur të realizojë një mozaik me 272 metra katrorë, ndërsa Alkenti pretendon të realizojë me një hapësirë prej 300 metra katrorë. Fara e zezë e lule diellit, fasuli, misëri I bardhë dhe I kuq si dhe gruri janë drithërat të cilat ai po i përdor për të realizuar këtë mozaik. Alkenti gjatë tërë ditës nuk është ndalur së punuari. Në orët e pasditës u pa që ky proces po ecte shumë mire dhe portreti I Rita Orës mori formën e duhur. Pozhegu pas suksesit të vitit 2014, ku theu rekordin botëror duke hyrë në librin e Guinnessit me krijimin e mozaikut të cilin e kishte punuar nga drithërat, përkatësisht kishte shkruar emrin e Messit dhe nofkën e Cristiano Ronaldos ‘CR7’, kësaj radhe ai po pretendon që përmes figurës ë Rita Orës të merr edhe njëherë titullin recordman. Se a do të jetë Alkenti edhe njëherë pjesë e librit të Guinnessit do të kuptohet pas dy javëve./TV Syri Vision/