Gjakova
Shkronjat

Përfaqësues të institucioneve arsimore, ata të sigurisë, si dhe anëtarë të shoqërisë civile në Gjakovë, sot u bënë bashkë. Ata u mblodhën në një konferencë me temën “Dhuna në shkollë – iniciativa për rrjetin e shkollave pa dhunë”.

E gjithë kjo në kuadër të një projekti të implementuar nga Iniciativa e femrës kosovare në Gjakovë, të përkrahur nga ambasada e Luksemburgut.

 

Në anën  tjetër, e para e arsimit në Gjakovë, tha se dhuna si fenomen nuk ndodhë vetëm brenda objekteve shkollore. Ajo theksoi mungesën e pedagogëve dhe psikologëve nëpër këto institucione të arsimit.

Në këtë tryezë, prezentë ishin edhe përfaqësues nga Drejtoria rajonale e policisë në këtë komunë.

E përmes këtyre pikturave, nxënës të shkollave të Gjakovës, dhanë mesazhe për dhunën.

Në tryezën “Dhuna në shkollë – iniciativa për rrjetin e shkollave pa dhunë”, u dhanë sygjerime për parandalimin e dhunës në shkolla nëntëvjeçare./Tv Syri Vision/