Gjakova
Shkronjat

Palestra e sporteve "Shani Nushi" në Gjakovë u bë vend i ekspozimit të portretit më të madh  të punuar ndonjëherë në botë  me fara. Dhe këtë arriti ta punojë Alkent Pozhegu i cili po tenton ta thyejë rekordin botëror për të hyrë kështu në librin Guinness me figurën e Rita Orës.

Gjithqka filloj dje rreth orës 9 të mëngjesit. Është ky mozaiku me portretin e këngëtarës shqiptare Rita Ora të cilin artisti gjakovar Alkent Pozhegu e realizoi për vetëm 11 orë punë. Pikërisht mbrëmë në orën 20:00 përfundoj i gjithë procesi. Alkenti së bashku me ekipin e tij punuan pa ndëprerë dhe në fund ia dolën të krijojnë mozaikun në mënyrën e duhur, ashtu siq e kishin planifikuar.Përmasat e mozaikut janë  15 me 20 për 300 metra katrorë. Për të realizuar këtë projekt atij i ka dal në ndihmë edhe dejtoria e bujqësisë pylltarisë dhe zhvillimit rural pranë kuvendit komunal të Gjakovës. Alkenti na tha se para se të filloj këtë projekt ka biseduar me familjën Sahatqia. Artisti gjakovar Pozhegu po tenton që përmes figurës së këngëtares  shqiptare Rita Ora, të shtrirë në platon e palestrës sportive “Shani Nushi” të thyejë rekordin duke hyrë në librin e mrekullive-Guinness.Vizitorët kureshtar kanë pasur mundësinë që sot të vizitojën këtë krijimtari interesante. Deri më tani Alkenti ka realizuar një numër të madh mozaikëve. Ai mban një tjetër rekord të cilin e arriti në vitin 2014, ndërsa këtë herë poi synon që përmes këtij mozaiku të vlerësohet përsëri  me rezultatet pozitive dhe të sjellë në qytetin e Gjakovës për herë të dytë titullin rekordman i librit Guinness./TV Syri Vision/