Gjakova
Shkronjat

Nëse ju pëlqen muzika e mirë, nëse bukuria e natyrës ju magjeps e doni të fshiheni në mes egërsisë së pyllit e fushave të lugut të gjelbër duke vallëzuar këmbëzbathur e përjetuar ndjenjat hipike, plus kampingun përreth jush, atëherë shkrihuni në ambientin që do t’ju lë pa frymë!

Njerëz të dashur, rini e bukur do të jeni me fat, sepse një ngjarje madhështore është gjatë rrugëtimit, për në vendin tuaj. Një festival shumëngjyrësh, pikërisht sikurse në përrallë. Me performanca nga DJ të ndryshëm botërorë e vendorë, me zhanre të tingujve të muzikës elektronike, alternative, eksperimentale e spirituale.

Larg dinamikës, rutinës, zymtësisë së qytetit, asfaltit e pluhurit që na ngulfat çdo ditë, jemi menduar gjatë t’ju krijojmë një ambient përrallor e magjik. Nën qiellin e hapur, për të vallëzuar bashkë me yjet nën ndriçimin e hënës deri në lindjen e diellit.

Ah! A ju kujtohen përrallat kur ishim fëmijë? Patjetër!Besoj secili prej nesh kemi imagjinuar veten si ndonjëri nga personazhet fiktive, si Liza që ndjek pas lepurin e bardhë për në botën e çudirave, si kësulëkuqja nëpër pyllin magjik, ose princin në kërkim të borëbardhës…

Një festival madhështor po afrohet me muzikë, qejf, lumturi, eksperiencë që do t’jua ndryshojë mendësinë e konceptin e jetesës.

Rrini afër, mos shkoni gjëkundi…

Ejani të përjetoni përrallën e vërtetë, përrallën që dikur vetëm e kemi dëgjuar nga të rriturit e imagjinuar symbyllur në mendjen tonë.