Gjakova
Shkronjat

Në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, është mbajtur koncerti i radhës recital. Kësaj here, protagonist i kësaj mbrëmjeje muzikore ishte Ermal Kabashi, kitarist, dhe nxënës i këtij institucioni.

Pas performancës përpara atyre që kishin ardhur për ta parë koncertin, ai foli për ata që e ndihmuan të arrinte deri këtu, por edhe synimet e tij për të ardhmen në muzikë.

Se Ermali ka një të ardhme të ndritur në muzikë, e thanë edhe profesionistë të muzikës, por edhe mësimdhënësi i tij, Gjulian Bytyqi.

 

 

Edhe pjesëmarrësit në këtë koncert solistik, vlerësuan lartë performancën e kitaristit gjakovar në këtë mbrëmje. Këtë e dëshmoi edhe prezenca e madhe në hollin e kësaj shkolle të muzikës./Tv Syri Vision/