Gjakova
Shkronjat

Është e para që po përdor këtë aparat digjital, për të nxjerrur një certifikatë të lindjes, Në fakt përmes këtij aparati, tash e tutje cdo qytetar i komunës së Gjakovës në cdo kohë, do të ketë mundësi të nxjerrë dokumente të gjendjes civile, përmes kartelës së identifikimit, pa patur nevojë të futet brenda sektoreve që ofrojnë një shërbim të tillë brenda inistitucionit të komunës.

E pasi u pajis me dokumentin e saj, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila u shpreh se përmes këtyre sistemeve digjitale Gjakova po merr funksionin e qytetit të mençur.

Një projekt i tillë është iniciuar nga Drejtoria për punë të përgjithshme administrative në Gjakovë. I pari i këtij dikasteri, Armend Vokshi, ka folur për mënyrën e përdorimit të këtij aparati digjital.

 

Vokshi ka thënë se për fillim, zyrtarët komunalë do të asistojnë në momentin kur qytetarët do të nxjerrin një dokument të caktuar të gjendjes civile,në rast se kanë ndonjë paqartësi./Tv Syri Vision/