Në ditën e shënuar për Gjakovën shkolla fillore "Dëshmorët e Kombit" në Shqiponjë shënoi 48 vjetorin e themelimit. Pjesëtarët e këtij institucioni arsimor u shprehën krenarë për emrin që mbajnë.
Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Shqiponjë të komunës së Gjakovës shënoi festën e saj. Me këtë rast nxënësit kishin përgatitur një program të pasur kulturor dhe artistik. Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve drejtori I Hysen Brahimaj tha se sot u shënua 48 vjetori I themelimit të shkollës “Dëshmorët e Kombit”, emër y I cili lidhet me vitin 1921 ku janë vrarë 64 banorë të këtij fshati nga malazezët. Festa e shkollës u karakterizua me valle, këngë dhe recitime nga nxënësit.Stafi I kësaj shkolle përbëhet nga drejtori, 13 mësimdhënës si dhe dy teknik. Këtu vijojnë mësimin rreth 125 nxënës. Vitin e kaluar kuvendi komunal I Gjaovës ka investuar në infrastrukturën sportive, ndërsa këtë vit pritet të investohet edhe në ngrohjën qëndrore./TV Syri Vision/