Gjakova
Shkronjat

Delegacioni komunal ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule  në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Shqiponjë me rastin e shënimit të përvjetorit të çlirimit të këtij fshati.Të pranishëm ishin edhe udhëheqës të subjekteve politike në vend.

Nën hijen e këtij zabeli pushojn të pavdekshm 34 dëshmorë të fshatit Shqiponjë të komunës së Gjakovës. Shqiponja e larë me gjak të njomë të bijave dhe bijëve më të mirë të Gjakovës sot shënoi 18 vjetorin e çlirimit dhe ditën e dëshmorëve të komunës së Gjakovës me homazhe në varret e të rënëve dhe me vënie të kurorave me lule. Për të nderuar ata që dhanë jetën për lirinë e vendit u bënë homazhe nga kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila dhe bashkëpunëtorët e saj tek kompleksi memorial I dëshmorëve në këtë fshat. Homazhe bëri edhe kryetari kuvendit të Kosovës në largim Kadri Veseli. Edhe përfaqësues të partive politike, deputet të kuvendit të Kosovës, veteranë të luftës së UÇK-së  si dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës bënë homazhe dhe vuren kurora me lule dhe u takuan me familjarët e dëshmorëve. Më pas të gjithë të gjithë ata që erdhën për të nderuar dëshmorët e kësaj ane morën pjesë edhe në akademinë përkujtimore.Me këtë rast e para që mori fjalën ishte kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila e cila tha se fshati Shqiponjë apo ish Jabllanica njihet si vendi ku krisën pushkët e para të lirisë. Ky vend ka qenë çerdhe e lirisë dhe e çlirimtarëve kështu tha kryetari I kuvendit të Kosovës në largim Kadri Veseli. Mijëra luftëtarë të zonëss ë Dukagjinit I treguan armikut serb se në Koosvë nuk ka vend kështu u shpreh kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj. Fjalën e morën edhe përfaqësuesit e veteranëve të luftës së ushtrisë çlirimtare të Kosovës  Ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve foli Avdi Ismajli I cili tha se themelet e lirisë dhe rruga e saj janë të ndërtuara nga gjaku I më të dashurve tanë. Mes tjerash në këtë tubim u tha se Shqiponja ishte barrikadë e pa kalueshme për armikun.Ky fshat ishte foleja e shumë trimave, të cilët nuk i njihnin kufijtë e frikës. Burrat dhe burrneshat e kësaj ane, nuk kursyen asgjë nga vetvetja e tyre, bile as më të shtrenjtën jetë. Trimat e kësaj ane ishin ndër të parët që i dhanë jehonë luftës së fundit në Kosovës dhe ardhjes së pavarësisë./TV Syri Vision/