Gjakova
Shkronjat

Klubit Futbollistik "Dardanët" nga Gjakova i është dëmtuar fusha sportive, kjo pasi që një person e ka lëruar atë.Sipas zyrtarëve të klubit, personi i cili e ka bërë këtë veprim këtë pronë e ka marrë shfrytëzim nga AKP pa dijenin e tyre.

Kështu dukej fusha sportive në të cilën klubi I futbollit “Dardanët”  nga Gjakova e  shfrytëzonte për aktivitetin e tij. Por tani kjo fushë ka marrë një pamje tjetër, pasi që dikush e ka lëruar atë. Trajneri Zymer Islami tha se klubi “Dardanët” këtë fushë e ka shftytëzuar që nga vitet e 80-ta e deri në ditët e sotme, mirëpo tani një mundësi të tillë nuk mund ta kenë futbollistët e këtij klubi. Aktiviteti sportiv i futbollistëve tani është ndërprerë pasi që kjo hapësirë ka marrë pamjen e një are bujqësore,  por ato që kanë mbetur janë vetëm shtyllat e golave. E një gjë e tillë I ka shqetësuar edhe banorët e lagjës Dradania të cilët dolën në mënyrë paqësore të protestojnë në këtë vend. E që situata të jetë e qetë u përkujdes edhe Policia e Kosovës. Të  pyetur se cila është përgjigja që e kanë marrë nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit ata thanë se AKP ka thënë se nuk ishte në dijeni se kjo pronë shfrytëzohej për aktivitet sportiv.Ndërsa të pyetur se kujt I takon kjo pronë ata thanë që është pjesë e ndërmarrjes “Ereniku”.E ata që kishin ambicie më të mëdha janë futbollistët mirëpo dëmtimi I fushës I zhgënjeu. Deri në zgjidhjen e këtij problemi klubi I futbollit “Dardanët” do të ushtrojë aktivitetin e tij në palestren sportive “Shani Nushi”, mundësi kjo e cila u është ofruar nga drejtoria për kulturë rini dhe sport pranë kuvendit komunal të Gjakovës.Ndërsa pritet që institucionet relevante të veprojnë në zgjidhjen e kësaj qështje./TV Syri Vision/