Gjakova
Shkronjat

Nisma për Kosovën shënoi tre vjetorin e themelimit të degës së saj në komunën e Gjakovës. Me këtë rast të pranishëm ishin anëtarë të kryesisë qendrore, deputet dhe strukturat udhëheqëse lokale.

Simpatizantë dhe anëtarë të Nisma dega në Gjakovë u mblodhën për të festuar tre vjetorin e themelimit të Nisma për Kosovënnë këtë qytet. Me këtë rast kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj iu drejtua anëtarëve të Nismës në Gjakovë, duke thënë se “Nisma për Kosovën është në Gjakovë për të kërkuar ndryshimin për qytetarin gjakovar, për njeriun tonë kudo që jeton në vendin tonë.  Ndërkaq kryetari i degës së Nisma për Kosovën në Gjakovë, Fazli Hoxha, tha se qytetarët e Gjakovës e kanw pritur mirw  themelimin e Nismws. Në këtë takim u fol edhe për situatën politike në vend. Të pranishëm në këtë takim ishin anëtarë të kryesisë qëndrore dhe deputet të Nisma-s si dhe përfaqësues të strukturave udhëheqëse në qytetin e Gjakovës./TV Syri Vision/