Gjakova
Shkronjat

18 maji, dita botërore e muzeve, shënohet që nga viti 1977. Një datë e tillë është krijuar nga ICOM apo Këshilli ndërkombëtar i muzeve, me qëllim të rritjes së vetëdijës mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.

Edhepse, Muzeu Etnografik i Gjakovës, ende nuk është pjesë e këtij këshilli, në këtë objekt të trashëgëmisë kulturore për herë të parë është shënuar dita ndërkombëtare e muzeve të njohur ndërkomëbtarisht. Kjo pasi ky muze tashmë është anëtar I muzeve të botës, partner ky i ICOM për organizimin e kësaj dite.

Pjesë e panelit për të diskutuar rreth temës “Muzetë dhe historitë e kontestuara – të thuash të pathënën në muze” ishte edhe Alban Dobruna, historian.

Ndërkaq, Fatmire Buza, historiane dhe ish-drejtoreshë e këtij muzeu, në mes tjerash tha se eksponatet janë zemra e muzeut.

E përfaqësues nga zyra për turizëm në Gjakovë, folën rreth projekteve të tyre që lidhen me muzetë e këtij qyteti.

 

Përveq muzeut etnografik, në Gjakovë ndodhen edhe muzeu historik, ai i muzikës, dhe shtëpia tradicionale e familjes Qerkezi./Tv Syri Vision/