Gjakova
Shkronjat

Për herë të parë, në Kosovë do të ketë një vlerë zyrtare të tokës së klasifikuar në kategori të ndryshme sic janë tokat për qëllime rezideniciale, komerciale industriale, bujqësore dhe pyjore. E gjithë kjo në kuadër të një projekti të filluar që tri vite nga Ministria e Financave në bashkëpunim me shtetin suedez dhe komunat e Kosovës, e i cili është implementuar nga departamentet e tatimit në pronë. Tash është koha kur këto institucione po shpalosin vlerësimin preliminar të tokave përmes ekspozitave nëpër të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe Gjakovën.

Gjatë hapjes së ekspozitës në komunën e Gjakovës, u tha se të gjitha tokat bujqësore që kultivohen nuk tatimohen. Kjo, sipas tyre do të sjellë më shumë investime, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Prezentë këtu ishin edhe ekspertë nga shteti suedez. Edhe ata u shprehën pozitivë në lidhje me rezultatet e këtij projekti.

 

Ekspozita për vlerësimin preliminar të tokës në Komunën e Gjakovës, do të jetë 1 muaj e hapur për qytetarët./Tv Syri Vision/