Gjakova
Shkronjat

Punimet e kësaj rruge, e cila ndodhet në fshatin Bishtazhin të komunës së Gjakovës ka një kohë që janë finalizuar. Por, sot ministri i infrastrukturës në detyrë, Lutfi Zharku, me bashkëpunëtorë si dhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila erdhën që të bëjnë përurimin e përfundimit të këtyre punimeve.

Ata u pritën nga banorë të  këtij fshati. Përveq kësaj rruge, ata kanë bërë inspektimin e punimeve edhe në rrugën Petro Nini Luarasi.

Ndërkaq, ministri në detyrë, Lutfi Zharku, tregoi detaje të projekteve të realizuara por edhe që do të nisin në komunën e Gjakovës.

 

Më pas, Kusari-Lila së bashku me Zharkun kanë vazhduar edhe në lagjen Sejdaj në fshatin Demjan, si dhe në rrugën Rogovë - Dedaj, ku kanë parë nga afër punimet që po bëhen për asfaltim të rrugëve./Tv Syri Vision/