Gjakova
Shkronjat

Nën organizimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë sot u zhvillua një aksion vullnetar për dhurimin e gjakut. Kësaj iniciative iu bashkuan qytetarë të shumtë të komunës së Gjakovës. 

Po presin në radhë për të dhuruar gjak. Qytetarë të shumtë shprehën dëshirën që në mënyrë vullnetare ti bashkohen iniciativës të cilën e mori Këshilli I Bashkësisë Islame në Gjakovë në prag të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Sipas Imamit Abdurrahman Bejtullahu në Xhaminë e Qylit njerëzit e vullnetit të mirë cdoherë bashkohen në aktivitete humanitare. Ata që iu bashkuan këtij aksioni humanitar thanë se një gjë të tillë po e bëjnë me të vetmin qëllim për të shpëtuar jetë. Për të shkuar cdo gjë në rregull u përkujdesen përfaqësuesit e repartit të transfuzionit të gjakut të spitalit rajonal Isa Grezda. Aksioni humanitar I cili filloi pas namazit të xhumasë vazhdoi gjatë tërë ditës dhe intersimi i vullnetarëve për të dhuruar gjak ishtë I kënaqshëm./TV Syri Vision/