Gjakova
Shkronjat

Grupi i grave këshilltare në Kuvendin Komunal të Gjakovës kanë inicuar një projekt me shumë rëndësi për sensibilizimin e të rinjëve në këtë rast nxënësve të klasëve të 9 nëpër shkollat e Gjakovës karshi dukurisë së narkomanisë.

Me këtë rast infermieri Rubik Bejtullahu mbajti një ligjëratë në të cilën u foli nxënësve të shkollës “Yll Morina” për kujdes ndaj substancave narkotike.

Vet drejtori i kësaj shkolle u shpreh i lumtur që në këtë institucion nuk kanë pasur raste të përdorimit të narkotikëve por se siq tha ai ne cdo herë duhet të jemi vigjilent karshi kësja dukurie.

Nxënësit u panë të vëmendshëm gjatë ligjëratës në të cilët morën pjesë aktive edhe me pyetje e diksutime./Tv Syri Vision/