Gjakova
Shkronjat

Klubi i Çiklizmit "Gjakova 137" ka nderuar me mirënjohje Televizionin Syri Vision e në veqanti disa punëtorë më aktiv.

Krejt këto aktivitete, suksese e sfida të çiklistëve dhe trajnerëve të klubit të çiklizmit “Gjakova 137” janë përcjellur në çdo hap nga gazetarët dhe kameramanët e televizionit regjional “Syri Vision” në Gjakovë. Në shenjë falënderimi për punën dhe angazhimin e tyre përfaqësuesi I klubit të çiklizmit sot ndau mirënjohje për stafin e sidomos për gazetaren Liridona Binakaj dhe kamermanët Vullnet Nixha dhe Valon Nixha. Puna juaj ka ndikuar në sensibilizim të autoriteteve dhe në sukseset e klubit u tha me këtë rast. Ndërsa vet drejtori i TV Syri Vision Elbasan Dobruna pasi falënderoi klubin e çiklizmit “Gjakova 137” u shpreh se bashkëpunimi so të vazhdoj dhe se kur klubet arrijnë suksese kënaqësia është e dyanshme./TV Syri Vision/