Gjakova
Shkronjat

Klubi I hendbollit Shqiponja ka triumfuar mbrëmë në ndeshjen e dytë të Play-Off-it, duke e mposhtur klubin e hendbollit Prishtina me rezultat 37-30, ndeshje kjo e cila u zhvillua në kuadër të Superligës në konkurencën e femrave.

Në periudhën e parë të ndeshjes prishtinaset u treguan më të mira,  Loja u zhvillua me raste dhe askione të shumta shënimi nga të dyja ekipet dhe kështu pjesa e parë u mbyll me rezultat 16:18 në favor të Prishtinës. Mirëpo  ky rezultat nuk I demotivoj hendbollistet e Shqiponjës, ato u rikthyen më të kordinuara dhe treguan një lojë më të mirë në pjesën e dytë të këtij takimi. Gjakovaret me menquri filluan ta kenë në duar ritmin e lojës, Sa më tepër që zhvillohej loja dilte në pah përgatitja më e mirë e vashave të Shqiponjës të cilat bindshëm ishin më të mira, këtë më së mirir e treguan në peridhën e fundit të pjesës së dytë. 10 Minuta pa përfunduar loja klubi I Shqiponjës luajti vetëm me 3 vajza dhe kështu arritën që të mposhtin Prishtinën dhe të mbyllin takimin me rezultat 37: 30./TV Syri Vision/