Gjakova
Shkronjat

Ansambli I aktorëve të Teatrit të Qytetit në Gjakovë mbrëmë sollën premierën e shfaqjes “Zërat pas skene”, nën regjinë e Ilir Bokshit. Ky ishte projekti I dytë për këtë vit për Teatrin e Gjakovës pas inskenimit të dramës “Martir”.

Mbrëmë në Teatrin e Qytetit të Gjakovës, u shfaq premiera e komedisë ‘Zëra pas skene’. Ky tekst i Michael Frayn, erdhi nën regjinë e regjisorit Ilir Bokshi I cili solli në skenë aktorët si: Myrvete Kurtishi, Edmond Hafizademi, Bujar Ahmeti, Vlera Pylla, Valon Pallaska, Yllka Lota, Ylber Mehmeti dhe Altina Kusari. Në këtë shfaqje Frayn luan me konceptin e “shfaqjes brenda shfaqjes”, që në këtë rast shfaqja në shfaqje quhet “Asgjë Veshur” – një lloj shfaqje në të cilën vajzat e reja vrapojnë rrotull në të brendshmet e tyre, meshkujt e moshuar lëshojnë pantallonat dhe shumë dyer që hapen e mbyllen. “Asgjë Veshur” është e vendosur në një mulli të shekullit të XVI-të që është shndërruar në një vendqëndrim modern në të cilën kërkohen qiraxhinj. Autori fiktiv i kësaj shfaqje quhet Robin Housemonger. Në shfaqjen brenda shfaqjes ishin gjashtë aktorë, tre meshkuj dhe tri femra, një regjisor, një inspektor skene, një asistent inspektori të skenës. Aktorët luajnë në skenë derisa po realizohej premiera dhe kjo ishte një risi për adhuruesit e artit skenik. Komedia e njohur botërore”Zëra pas skene” komunikoi shumë mirë me publikun në sallë I cili  vlerësoi me duartrokitje të gjata lojën e aktorëve të Teatrit të Qytetit të Gjakovës.Ndërsa regjisori Bokshi falënderoi aktorët për punën profsionale. Shfaqja ishte e ndarë në dy akte. Shumica e komedisë u shpalos nmë variacione të ndryshme në secilin, version, ku kaosi I jashtë skenës ndikon në shfaqjen brenda skenës, me një numër të madh të telasheve. Dallimi dhe kontrasti I këtyre aktorëve brenda dhe jashtë skenës ishte po ashtu i një burimi ç’rregullsie jashtëzakonisht komike. E veqantë e kësaj shfaqje ishte edhe skena e cila pas 34 viteve u vu në lëvizje. Salla e teatrit ishte e mbushur nga dashamirët e artit skenik të cilët kishin ardhur për të parë këtë premierë. Asistent I regjisë ishte Butrint Pasha, skenografinë e kësaj shfaqje e ka përgatitur Petrit Bakalli, për kostumografinë është përkujdesur Valmira Rrahmani, për muzikën Artan Kastrati ndërsa përkthimin e tekstit e ka bërë Shkelzen Berisha./TV Syri Vision/